Eva Murati ka një arsye të fortë pse s’e ka dhënë ende puthjen e parë në ekran!

Moderatorja e njohur Eva Murati ishte e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku foli për ngjarjen më të bujshme të sajën gjatë këtyre ditëve, pjesëmarrjen në emisionin italian.

Teksa fliste për këtë arritje të sajën dhe për ftesën e “Mediaset” për moderim e aktrim, ajo u pyet nga Isli Islami lidhur me këtë të fundit.

Eva pohoi se punonin momentalisht për një projekt, për të cilin s’dëshiron të zbulojë më shumë. E pyetur nëse do të ketë skena intime në filmin që po xhiron, moderatorja tregoi se kjo gjithmonë e ka penalizuar, pasi s’ka pranuar asnjëherë.

“Fakti që s’kam pranuar më ka penalizuar shumë. Unë në ekranin si aktore nuk e kam dhënë akoma puthjen e parë. Do mendohem mirë”- tha ajo, duke shtuar se kusht për të është një skenar i mirë.

“U kontaktova nga stafi i produksionit, donim ne të bënim një  hyrje më të hershme në program, por e kisha me merak të mbyllja 1/16 e Champions League këtu në Shqipëri për të vazhduar me plane të tjera kështu që debutimi im në Mediaset u shty për pas shortit.

Italianët janë mjeshtër të televizionit vërtetë e çojnë në një nivel tjetër atë prandaj nuk kishte si ishte një eksperiencë jo e mirë. E pabesueshme sesa shumë mund te mësosh kur e prek nga afër diçka të tillë. E konsideroj veten me fat sepse edhe në Shqipëri gjithmonë kam punuar me më të mirët në treg, me ata profesionistë që vërtetë kanë lënë gjurmë, por kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për mua”, ka treguar moderatorja më herët.

Shtuar 2.04.2021 09:04