Furgoni me mallra në Berat, bashkia hedh poshtë akuzat e PD-së: Janë mbledhur për familjet e prekura nga pandemia

Bashkia Berat ka hedhur poshte akuzat e ngritura nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme, e cila bllokoi një furgon me ndihma dhe akuzpi Partinë Socialiste se do t’i ndante në kmëbim të votave.

Në reagimin zyrtar, Bashkia Berat shkruan se gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, një event për të mbledhur mallra të ndryshme për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia. Ndërsa sot, sipas Bashkisë është bërë vetëm transferimi i mallrave në magazinat e Drejtorisë Arsimore.

“Bashkia Berat gjatë periudhës së pandemisë ka organizuar në ambientet e sallës së konferencave, mallra të ndryshëm për ndihmë ndaj familjeve të prekura nga pandemia. Si rrjedhojë e kërkesës së strukturave të Bashkisë Berat për të organizuar aktivitete me grupet e interesit duke respektuar masat anti COVID, ka lindur nevoja e transferimit të bazës materiale nga salla e konferencave në magazinat e Drejtorisë Arsimore. Strukturat e autorizuara kanë filluar zhvendosjen e këtyre materialeve në magazinat e përcaktuara. Çdo tentative për të penguar funksionet e Bashkisë Berat tregon qartazi dëshpërimin e subjekteve politike të caktuara që kërkoj me çdo kusht të tensionojnë situatën dhe të njollosin qetësinë e zhvillimit të fushatës zgjedhore në qytetin e Beratit. Organet ligj-zbatuese duhen të ndjekin të gjitha hapat ligjore dhe ne garantojmë bashkëpunimin dhe transprencën maksimale në sqarimin e çdo akuze të motivuar nga verbëria politike,”- shkruhet në reagimin zyrtar.


Shtuar 19.04.2021 23:49