Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka nënshkruar një ligj që jep 280 miliardë dollarë për prodhimin e teknologjisë së lartë dhe kërkimin shkencor mes frikës se vendi po humbet avantazhin e tij teknologjikn ndaj Kinës.
Investimet përfshijnë ulje tatimore për kompanitë që ndërtojnë fabrika të prodhimit të çipave kompjuterikë në SHBA.
Grupet e biznesit kanë kërkuar prej kohësh më shumë mbështetje nga qevria, duke përmenduar nevojën për të reduktuar varësinë nga Kina.
Një mungesë globale e mikroçipave rriti urgjencën e thirrjeve të tyre.
Shtetet e Bashkuara aktualisht prodhojnë afërsisht 10% të furnizimit global të gjysmëpërçuesve, të cilët janë çelësi për gjithçka, nga makinat tek telefonat celularë, nga gati 40% në 1990.
Vendi nuk është i vetëm në investimet e tij në industri.
Bashkimi Evropian këtë pranverë tha se do të angazhonte më shumë se 40 miliardë euro për të rritur prodhimin e çipave kompjuterikë, ndërsa Kina gjithashtu ka rritur investimet e saj në shkencë dhe teknologji.
Ambasada kineze në Uashington e kishte kundërshtuar projektligjin e gjysmëpërçuesve, duke e quajtur atë të kujton një “mentalitet të Luftës së Ftohtë”.
Përveç investimeve të çipit, projektligji i drejton rreth 200 miliardë dollarë agjencive të tilla si Fondacioni Kombëtar i Shkencës, duke synuar të rrisë investimet në fusha si robotika dhe komunikimet me valë./albeu.com