Teksa në orën 11:00 ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, duket se qeveria ka marrë masa të forta për mbrojtjen e kryeministrisë.
Efektivët e policisë kanë krijuar një kordon policor para Kryeministrisë, teksa protestuesit ndodhen aty.
Pjesëmarrja e lartë qytetare e paralajmëruar, ka vendosur mesa-duket në lëvizje policinë, të cilët kanë angazhuar mbi 700 efektivë për mbarëvajtjen e protestës./albeu.com/