Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka paralajmëruar negociatorët të mos hanë ose pinë kur negociojnë me Rusinë, pasi Abramovich dyshohet se u helmua. Rusia dhe Ukraina po zhvillojnë sot bisedimet e tyre të paqes në Stamboll.
“Unë këshilloj këdo që shkon për negociata me Federatën Ruse të mos hajë apo pijë asgjë. Dhe, mundësisht, shmangni prekjen e çdo sipërfaqeje”, tha ai.
“Së dyti, të gjitha këto histori dikush dëgjoi diçka, diku, nga dikush tani janë shumëzuar, sepse të gjithë janë të etur për lajme, për pasione “, tha ministri i Jashtëm ukrainas.