Frikë apo injorim? Rama zbulon për herë të parë pse nuk pranon debat publik me Bashën

Nga nisja e fushatës zgjedhore, kryedomokrati Lulzim Basha e ka ftuar për debat publik kryeministrin Edi Rama.

Për hërë të parë, Rama në “Përballë” ka zbuluar pse e refuzon vazhdimisht Bashën për debat publik duke deklaruar se kjo nuk është traditë në Shqipëri dhe demokrati nuk është lideri i vërtetë.

“S’di të ketë pasur ndonjëherë në zgjedhjet shqiptare debat me kryeministrit dhe rivalëve përkatës. Nëse është një traditë dhe unë e kam thyer më thoni.

Do duhej që të ishte vërtet përballë një lider që është përgjegjës për atë që thotë dhe atë që bën dhe jo dikush që edhe pse falë konsulentëve i ka fshehur nga ekranet ata që e kontrollojnë dhe ata që mund ta fshijnë për 30 sekonda nga ai pozicion.  Është fare e thjeshtë” tha Rama.

 


Shtuar 13.04.2021 22:12