Challandes zbulon përfundimisht të ardhmen e tij

Bernanrd Challandes ka biseduar për të ardhmen e tij dhe problemet me Leart Paqaradën me skuadrën.

“A po e konsideroni dorëheqjen? Jo, nuk mund ta pranoj këtë ndjenjë, jo jo, unë kurrë nuk dorëzohëm. Unë nuk jam trajneri më i mirë në botë, e di këtë. Por kur vjen puna për të hequr dorë. Jam shumë i lumtur, mendoj se kemi një të ardhme, na duhet pak kohë për sukses por nuk po mendoj dorëheqjen. Kemi pasur sukses ndoshta shumë shpejtë ndonjëherë, tani është një kohë tjetër. Duhet të mësohemi në këto kohë të vështira dhe të presim mundësitë tona. Është e qartë që kam besimin e ekipit, unë mund të punoj me ekipin. Kam probleme me disa lojtarë, ju e dini këtë. Nuk mund të përmend emra, por kam ndjenja të mira sepse punoj mirë me Federatën dhe jam i lumtur”, u shpreh ai.

“Një lojtar i inatosur se nuk po luan, Paqarada për shembull. A e dini sa minuta ka luajtura ai me Kosovën? Me klubin e tij ka luajtur mirë, por nuk është Real Madrid. Ata do të jenë në Ligën e Tretë. Po po Learta ka luajtur mirë, në shtator 2020 kishim sukses edhe me të edhe pa të, askush nuk po pyeste për ndonjë lojtar kur kishim sukses. Kishim dy lojë në shtator, ai luajti në njërën gjatë gjithë lojës. Kur luajtëm në tetor ai luajti në dy lojë nga 10 minuta dhe në nëntor nuk erdhi për shkak të COVID-19, nuk mundi të vinte”.

Shtuar 13.04.2021 10:04