Negociatat me BE, Basha bën premtimin e madh për 100 ditët e para të qeverisjes (VIDEO)

Gjatë intervistës për emisionin Log, Basha ka premtuar se në 100 ditët e para të qeverisjes do të mundësojë plotësimin e 15 parakushteve nga Brukseli për hapjen e negociatave.

Ne do i plotësojmë 15 parakushtet brenda 100 ditëve të para tha ai.

I pyetur se çfarë mendon ai për vendet skeptike, Basha tha se ato janë sajesa dhe lobime pasi sipas tij nëse vendi i plotëson kriteret i merr atë që i premtohet.

Nuk ka lidhje, janë të gjitha gënjeshtra, janë justifikime. Nëse vendi i plotëson kriteret e merr atë që është premtuar. Ju e njihni perëndimin. Në perëndim nuk shkohet me hile, sajesa dhe lobime.

Kur perëndimi thotë duhet të plotësosh këto kushte që të marrësh këtë që kërkon, kur e thotë e bën, kush më mirë këtë e di sesa unë, jo 15 sa janë sot, por 150 kushte të plotësuara në më pak se 2 vite, tregojnë se Shqipëria i ka mundësitë dhe potencialet, ne e bëmë realitet. Dhe kur flitej për këtë edhe miqtë tanë rrinë me kokat poshtë, nuk e besonin se do të lëvizim pa viza. Prandaj ju ftoj, votoni për ndryshimin” tha ai.

Më tëj i pyetur nëse do të ketë dalje piblike me aleatët e koalicionit Bashën basha tha:

“Pa diskutim që aleanca dhe koalicioni funksionon, por kushtet e pandemisë na kanë pamundësuar madje edhe praninë e të gjithë kandidatëve në një aktivitet politik. Aleanca për ndryshim është e bashkuar, koalicioni është i vendosur, vota për numrin 9 sjellin ndryshimin për cdo shqiptar” përfundoi Basha. /abcnews.al


Shtuar 15.04.2021 22:30