Protestuesit nga Shkodra kanë nisur udhëtimin drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën kombëtare të organizuar nga opozita.
Sipas burimeve, rreth 1500 qytetarë nga Shkodra pritet të jenë të pranishëm në këtë manifestim, duke kontribuar në pjesëmarrjen masive që po organizohet në kryeqytet.
Protestuesit po udhëtojnë kryesisht me makina private, por gjithashtu ka një organizim të plotë nga Ardit Çylybyli, kreu i Partisë Demokratike Shkodër, për të siguruar që protesta të jetë sa më e organizuar dhe me pjesëmarrje të gjerë.


Burimet theksojnë se ka pasur një angazhim maksimal dhe vullnet të madh nga qytetarët shkodranë për të marrë pjesë në këtë protestë, e cila ka si qëllim të shprehi pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverisjes aktuale.
