Mbrëmjen e djeshme, Efi, Kiara, Ronaldo dhe Bledi u rikthyen në Big Brother Vip me vendim të publikut si 4 ish-banorët më të pëlqyer.
Mirëpo një porosi që opinionisja Zhaklin Lekatari id ha Kiarës shkaktoi reagime të shumta në rrjet.
Para se të rifutej në shtëpi, Lekatari i la “amanetet” moderatores dhe i tha se e ka me merak që ajo të bëj dashuri me partnerin e saj Luizin brenda ne BBV.
Thumbat kanë vazhduar edhe ditën e sotme dhe Zhaklin Lekatari ka replikuar me ndjekësit në rrjetet sociale.
Ajo ka thumbuar Kiarën duke thënë se dashuria nuk tregohet duke varur kryq në qafë, varëse të cilën moderatoja nuk e heq qëkur doli jashtë shtëpisë, pasi ia dhuroi Luizi.
Kujtojmë se brenda shtëpisë Kiara nuk e mbante varësen pasi shprehej se nuk i shkonte me rrobat që vishte.
“Nuk tregohet dashuria vetëm duke bërë se*k”, është komenti i njërit prej përdoruesve të rrjeteve sociale.
Ndërsa Zhaku ia kthen: Jo po tregohet duke varë kryqa në qafë.
/Albeu.com/