Forcat ruse godasin bazën ushtarake në Dnipro, 2 të vdekur

Ushtria ruse ka goditur bazën ushtarake në rajonin e Dnipro, sipas një deklaratë të kreut të administratës shtetërore rajonale Dnipro Valentyn Reznichenko, sipas la repubblica.

“Disa orë më parë, forcat ruse goditën me raketa një bazë ushtarake. Si pasojë e sulmit, është shkatërruar ndërtesa e administratës dhe depoja e karburantit.

Dy persona vdiqën dhe 5 janë plagosur”, tha ai, duke shtuar se të plagosurit janë dërguar në spital.