Forcat Ajrore Izraelite dërgojnë avionë në Europë për të riatdhesuar rezervistët

Forcat Ajrore Izraelite njoftuan sot se kanë dërguar avionë transporti në Europë për të rikthyer qindra izraelitë që do të shërbejnë si rezervistë në luftën në Gaza që ka nisur që nga fundjava.

Në një postim në rrjetet sociale, Forcat Ajrore njoftuan se avionët e Hercules po merrnin pjesë në transportin ajror emergjent. Ata nuk bënë të ditur se ku në Evuopë janë dërguar.

Përveç kësaj, në Rusi, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov njoftoi sot se Moska dhe Uashingtoni nuk janë në kontakt në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax./albeu.com


Shtuar 10.10.2023 10:01