Gjatë ditës së djeshme, Ukraina ka marrë sërish dronë turq TB2.
Dronët e famshëm turq, kanë rezultuar shumë efektiv në disa fushë-beteja dhe më së fundi edhe në Ukrainë, ndaj luftës kundër ushtrisë ruse.
Një avion gjigant AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët, raporton abcneës.al.
Avioni shmangu hapësirën ajrore të Hungarisë, të cilët po mbajnë një qendrim jo si BE në raport me Rusinë dhe u nis nga Polonia për në Sllovaki dhe më pas në Austri, Slloveni, në Adriatik, për të fluturuar më pas mbi Shqipëri dhe përmes Greqisë u fut në hapësirën ajrore turke për të zbritur në Stamboll.
AN-124 bëri të njëjtën rrugë në kthim duke fluturuar sërish në zonën mes Ersekës, Beratit dhe Fierit për të dalë më pas në Adriatik ku u kthye djathtas për në veri.