Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sërish ditën e sotme, për të miratuar zyrtarisht, fletën e votimit për 25 prillin.
Ishte Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi, në mbledhjen që u zhvillua ditën e djeshme ai që ka propozuar, fletën e votimit në të cilën partitë do të jenë me logo dhe kandidatët me emra.
Por pas propozimit të Celibashit, Komisioneri Rregullator, votoi me 5 vota se nuk është kompetent për të miratuar fletën e votimit. Për pasojë janë mbledhur sërish sot.