Flet gruaja e “Kasapit të Bosnjës”: Nuk e meritonte burgimin e përjetshëm, është njeri i moralshëm

Ditën e djeshme një gjykatë e Kombeve të Bashkuara nuk e ndryshoi vendimin për dënim me burg të përjetshëm, për Ratko Mlladiç, i njohur si “Kasapi i Ballkanit”.

Gruaja e tij, Bosiljka Mlladiç, ka thënë se ai nuk e meritonte një dënim të tillë dhe se vendimi ishte një goditje e rëndë për familjen.

“Ai nuk e meritonte një dënim të tillë. Ratko, si njeri dhe si ushtar, është shumë i moralshëm, i drejtë. Unë mendoj se një ditë do të vijnë ato ditë që do të dëshmojnë se ai nuk u gjykua nga ligji ose drejtësia”, tha gruaja e kriminelit, i cili u dënua me burgim të përjetshëm. Tani, por vetëm tani, ky vendim i padrejtë gjykate është shenja më e thellë”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 18:03