Flet babai i heroit kuqezi: Doja të luante për Kosovën

Mirlind Daku është kryefjalë në kombëtaren shqiptare. Goli i dytë i realizuar kundër Polonisë, padyshim i ka dhënë vlerë të madhe.

Për këtë sukses ka folur babai i Dakut, i cili ka treguar se kanë pritur shumë ftesën e Kosovës, por ajo nuk erdhi asnjëherë.

Në këtë mënyrë u detyruan të zgjidhnin Shqipërinë që i hapi derën dhe pikërisht në një sfidë të rëndësishme si ndaj polakëve.

“Unë kam insistuar gjithmonë që djali im të luajë për Kosovën sepse në Kosovë është rritur dhe në Kosovë është ngritur.

Mirëpo nuk e di arsyen pse Kosova nuk e ka ftuar. Ne e zgjodhëm kombëtaren e Shqipërisë sepse nga Kosova pritëm mjaft, pritëm shumë” tha ai.


Shtuar 12.09.2023 14:21