Deputeti demokrat, Flamur Noka u shpreh se Basha ka thirrur në zyrë kreun e PD-së së Fierit, pas deklaratës së tij së do e mirëpriste Sali Berishën në Fier edhe sikur t’i shkonte në orën dy të natës.
Sipas Nokës, Basha i trembet takimit të nesërm në këtë qytet, i cili do të jetë i shkëlqyer.
Fjala e Flamur Nokës:
Basha sot ka thirrur në takim në zyrë kreun e PD ne Fier. Sepse ka thënë vetë që Berisha po të më vijë edhe në 2 të natës e pres. Kur e pret ai, ata i janë përgjigjur pse të mos e presim ne? Ai është histori. Unë jam nga mëngjesi në darkë në kontakt me strukturat. Takimi i nesërm do të jetë më i shkëlqyeri ndonjëherë në Fier. Demokratët e Fierit mezi po presin. Tek lideri aktual ka humbur besimi. Nuk beson kush se ai sjell PD-në drejt fitores./albeu.com