Një sipërfaqe me pyje në vendin e quajtur “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë të Devollit, është përfshirë nga zjarri pasditen e kësaj të marte.
Pas sinjalizimit të marrë nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, në zonë u dërguan 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor.
Të lidhura
None found
Ekipet e angazhuara në terren po vijojnë ndërhyrjen për të izoluar dhe shuar vatrën e zjarrit.
Deri tani nuk është përcaktuar sipërfaqja e prekur nga flakët, ndërsa mbetet i panjohur edhe shkaku i zjarrit. Shërbimet zjarrfikëse po mbajnë situatën nën vëzhgim dhe po përpiqen të pengojnë përhapjen e mëtejshme të flakëve në pyll.
