Joan Laporta është inauguruar si president i Barcelonës.
I pranishëm në Camp Nou në këtë ceremoni ishte edhe Lionel Messi, e ardhmja e të cilit vazhdon të jetë në ajër.
Ai para të gjithëve të pranishmeve, dhe mediave në gjithë botën, iu drejtua Messit me disa fjalë:
“Do të tentoj të të bind që të qëndrosh, më fal Leo, por ti e din që të dua, Barça të do, dhe nëse ky stadium do të ishte plot kur luan, s’do të dëshiroje të largohesh. Çfarëdo që bën është ok, por unë do të tentoj….”.
❝I love you, and Barça also loves you.❞
— Joan Laporta’s message to Leo #Messi pic.twitter.com/PZUOhgt5c9— FC Barcelona (@FCBarcelona) March 17, 2021