Florenc Çapja, i akuzuar si organizator i vrasjes së Babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, i është drejtuar me një email, Gjykatës së Posacme, ku kërkon që çështja ndaj tij të mos veçohet nga xhaxhanë e tij, Ardian Çapja dhe anëtarët e tjerë të grupit të marrë të pandehur.
Në seancën paraprake, 40-vjeçari Florenc Çapja, në email, thotë se ai ka marrë dijeni për procesin dhe kërkon të gjykohet bashkë me xhaxhanë e tij. Pas marrjes së kësaj kërkesë gjykata vendosi të shtyjë seancën.
Mësohet se SPAK dhe Gjykata e Posaçme do të dërgojnë një letër-porosi në Dubai për verifikimin e email-it, nëse është dërguar nga Flornc Çapja apo jo.
Ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë refuzuar kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapes, i akuzuar për vrasjen e Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2021. Ai ka fituar lirinë që prej datës 12 korrik, dhe vijon të jetë në Dubai, ku edhe rezulton që të jetë i punësuar atje.