Fierza në kuota kritike, bie ndjeshëm prodhimi i energjisë

Liqeni artificial i Fierzës është në një situatë kritike hidrike.

Nga katër turbina që ka HEC-i i Fierzës, vetëm njëra prej tyre prodhon rrymë elektrike.

Të lidhura

None found

Reshjet e këtij muaji duket se nuk e kanë dhënë fare efektin te prurjet e dy lumenjve kryesorë në veri të vendit që derdhen dhe furnizojnë në Liqenin e Fierzës.

Niveli në basenin më të madh ujëmbledhës me qëllim prodhimin e energjisë elektrike në vend është në pika kritike.

Pamjet tregojnë qartë, sa larg nivelit maksimal që garanton prodhimin e duhur të energjisë elektrike, është situata aktuale.

Sipas të dhënave zyrtare aktualisht Fierza është në nivelin e 271.66 m mbi nivelin e detit ndërsa prurjet janë minimale rreth 35 m3/sek. Kuota maksimale e këtij liqeni është 296 m.

Sipas sallës operative, në Fierzë nuk punohet për prodhimin e energjisë elektrike në tre prej agregateve të saj, në përpjekje për të krijuar rezerva ujore në liqenin e këtij hidrocentrali.

Për rrjedhojë KESH prej ditësh ka nisur blerjen e një sasie të konsiderueshme të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar për të siguruar nevojat e konsumit në vend.

Të paktën deri në mesin e tetorit, Fierza nuk parashikohet të prodhojë energji elektrike shtesë, pasi për momentin po tentohet të ruhet kuota e liqenit për të mos arritur në pikën e vdekjes./albeu.com


Shtuar më 30.09.2021 18:43

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişdirectorsprofilekahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş