Gazetari Blendi Fevziu ka treguar një histori që nuk ishte thënë kurrë më parë lidhur me kryetarin demokrat Lulzim Basha.
I ftuar në News 24, Fevziu tha se Bashën e ka pasur nxënës, në gjimnazin “Sami Frashëri”. Ai tha se ka dhënë disa orë mësimi kur bënte stazhin si mësues.
Të lidhura
None found
“Njëherë kam dashur ta nxjerr nga klasa, por mësuesja e letërsisë më tha se Basha ishte nga nxënësit shumë të mirë. Gjithmonë kam patur raporte të mira me të” tha ai.
Ndërkohë, presidentin Ilir Meta, Blendi Fevziu e ka njohur që kur ka qenë fëmijë pasi kanë qenë bashkëmoshatarë në shkollë. “Ka qenë bashkudhëtari im”, tha ai.
