Kreu i sindikatës më të madhe të fermerëve në Francë, FNSEA, konfirmoi sonte se protestat do të vazhdojnë, pavarësisht njoftimeve të mëparshme të kryeministrit që premtoi zbatimin e planeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës së fermerëve.
“Ajo që u tha sonte nuk e qetëson zemërimin, duhet bërë më shumë ”, tha Arnaud Rousseau për kanalin televiziv francez TF1.
Të lidhura
None found

“Kemi vendosur të vazhdojmë mobilizimin”, shtoi ai.

Më herët, qeveria franceze braktisi planin e saj për të hequr subvencionet shtetërore për karburantin bujqësor pasi fermerët rrethuan Parisin dhe kërcënuan të hynin në kryeqytet me traktorët e tyre.

Megjithatë, Ruso tha se premtimet e bëra nga kryeministri Gabriel Attal ” nuk përmbushën të gjitha pritshmëritë tona “, megjithëse në disa fusha, si në çështjen e karburantit “ato janë në drejtimin e duhur”.
Vazhdimi i mobilizimeve ishte “një vendim i vështirë por i domosdoshëm”, përfundoi ai./albeu.com
