Një fenomen i çuditshëm ka ndodhur në Australi, ku një shi me peshq të gjallë ra në një qytet të izoluar të vendit.
Sipas mediave të huaja, ky fenomen ka ndodhur 4 herë në 30 vitet e fundit, ku hera e fundit ka ndodhur në vitin 2010 dhe shkencëtarët nuk mund të japin një shpjegim bindës për fenomenin.
Shiu i peshkut ra në qytetin e vogël të Lajamanu, një zonë që ndodhet në territorin verior të thatë të Australisë dhe që nuk rrethohet nga uji.
“Pashë një stuhi të madhe që po i afrohej komunitetit tim dhe mendova se ishte vetëm shi,” tha Andrew Johnson Japanangka, një banor i qytetit dhe një anëtar i Këshillit Rajonal të Shkretëtirës Qendrore.
“Por kur filloi të bjerë shi, pashë të bien edhe peshq”, shtoi ai.
Shiu ra natën dhe njerëzit i panë peshqit në mëngjes, të shpërndarë në të gjithë qytetin. Shumë nga peshqit ishin ende gjallë.
Deri më tani, fenomeni nuk është shpjeguar. Qyteti u mbush me peshq në vitet 1980, 2004 dhe 2010. Herën e fundit që fenomeni ndodhi, peshqit që ranë në formën e shiut mbi qytet, ishin të të njëjtit lloj.
Fenomeni i rënies së peshkut nga qielli është i pazakontë, por jo i paprecedentë.
Dihet se deri më tani janë regjistruar raste të shiut me bretkosa, lakuriq nate, krimba apo merimanga. Arsyeja e saktë për këtë fenomen nuk dihet, por një teori shpjegon se kafshët mund të jenë rrëmbyer nga një vorbull uji në formën e Tornados dhe të kenë rënë në qytet./Albeu.com/