Fatura e energjisë së shqiptarit në Itali, Rama: Kishte dritat dhe gazin bashkë

Gjatë takimit në Durrës, Rama nuk ka qëndruar pa përmendur edhe një herë faturën e shqiptarit në Itali, të cilën kryeministri e publikoi me pas në profilin e tij personal në “facebook”.

Ashtu si çdo postim të tijin, qytetarët nuk ndalen me komentet e tyre negative dhe pozitive, e këto negativet Rama i cilësoi si “ burime mediatike gjobvënëse”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Dje me conte dikush një shqipar i panjohur në Firence një faturë dhe unë e publikova. Filluan ca nga kto burimet mediatike gjobëvëne, për bizneset kryesisht, se mua ska shans të më vëri njeri gjobë. Dhe filluan me ca fatura të tjera. Më shkruante prap ai i shkreti sot në mëngjes, ca janë këto thoshte. Po në atë faturë, unë kam edhe energjinë edhe gazin. Se ka fatura shumë fatura të ndara dhe shumë të tjera që janë të bashkuara. Dhe më çonte fatura të tjera që ishin të ndarta, elektricitet dhe gaz. Fundi 2020-21 dhe fundit 2021-22 që tregonin se rritja është marramendëse”, tha ndër të tjera Rama.


Shtuar 16.03.2022 11:44