Takimi në Durrës, Rama: Frikë nga furnizimi me naftë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në Durrës me përfaqësuesit e biznesit të vogël, ka shpjeguar sërish shkakun e rritjes të menjëhershme të çmimit të naftës, duke e lidhur me luftën në Ukrainë.

Ai u shpreh se në vend ekziston frika e madhe e furnizimit me naft, pasi shtetet po mbyllin eksportin.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Për shkak të atyre që e dinë por bëjnë sikur nuk e dinë, dhe sapo ne dalim dhe themi që brenda javës do ti japim skenarët e adresimit të zgjidhjeve, cohën dhe lajmërojnë protesta dhe thonë po na iku dhe kësaj radhe nuk e kapim më.

Ata që bien viktimë e këtyre njerëzve aq sa i mirëkuptoji ai i them se duhet të jemi të hapur që të dëgjoni faktet. Nuk duhet t’ju flasë emocioni, ja si vjen puna tani. Deri dje e kishim naftën më të lartë, sot ka ndryshuar gjëja. Jo se e vendosi qeveria. Po të shikoni grafikun e rritjes së çmimit është i përputhur.

Ajo që ndodh me vendet e mëdha, ku çmimi ka shkuar edhe më lartë se çmimi ynë është çështja e frikës nga furnizim, që është edhe këtu. Problemi që kanë kompanitë edhe këtu është a do kemi mundësi të mbajmë normal furnizimin. A do kemi mundësi të sjellim të gjithë sasitë, sepse vendet kanë filluar të bllokojnë eksportet dhe nevoja për karburant nuk është më e vogël”, tha Rama

Shtuar 16.03.2022 11:30