Farat e kanabisit gati për shitje, arrestohet i riu në Fier

Një person është vënë në prangat e policisë ndërsa dy të tjerë janë vënë nën hetim për shkak se akuzohen për drogë.

Sipas policisë bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të T. C., 34 vjeç, banues në Dushk, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”

Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut”, 34-vjeçari T. C., duke drejtuar automjetin tip “Opel” është kapur nga shërbimet e Policisë me 210 fara kanabisi me vete të cilat i kishte bërë gati dhe dyshohet se do t’ja shiste shtetasve E. C., 33 vjeç dhe E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u proceduan penalisht edhe shtetasit E. C., dhe E. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 18.04.2021 09:53

Tags: ,