Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Dhivër në Finiq, paraditen e sotme.
Ai kishte humbur kontaktet me familjarët që prej së dielësm dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në fshatin Dhivër, është gjetur i pajetë shtetasi Dh. B., 68 vjeç, banues në fshatin Dhivër, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, nga një shkëmb, ndërkohë që ishte duke kullotur bagëtitë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com