Ditën e sotme Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Klodian Çalamanin, 38-vjeçarin që dy ditë më parë vrau me kazmë dhe groposi në oborrin e banesës së tij, 8-vjeçarin Mateo Vasiu.
Familja e vogëlushit, të afërmit dhe qytetarët nuk kanë qenë aspak dakord me vendimin. Ata kërkojnë dënim me vdekje për autorin e vrasjes. Për të arritur këtë, ata kanë nisur një peticion dhe po mbledhin firma.
Pas mbledhjes së firmave për peticionin për të dënuar me vdekje Çalamanin, familjarët e të miturit të janë nisur drejt Vlorës.
Ata kanë mbërritur atje dhe po mbledhin firmat e qytetarëve për të dënuar me vdekje 38-vjeçarin./albeu.com