“Familja dhe miqtë”, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar në Itali, 15 mln euro fitime në vit nga “biznesi” i drogës

Ditën e djeshme, 20 nëntor, policia italiane finalizoi një megaoperacion të koduar :Miqtë dhe Familja” dhe goditi një bandë italo-shqiptare, e dedikuar për trafikun ndërkombëtar të drogës.

U dhanë 40 masa sigurie, 22 prej të cilave “arrest me burg”.

Mediet italiane ditën e sotme kanë dhënë detaje lidhur me operacionin dhe kanë bërë publikë emrat e të arrestuarve.

Bëhet fjalë për shqiptarët Elton Barja, 44 vjeç; Klodjan Doda, 43 vjeç; Gentjan Hoxha, 35 vjeç; Sokol Keçi, 52 vjeç; Genci Kormaku, 54 vjeç.

Për këta persona është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërsa në arrest shtëpie janë lënë shtetasit Afrim Murrizi, 29 vjeç dhe Frederik Velaj, 46 vjeç.

Operacioni filloi në orën 04:00 të mëngjesit të djeshëm, 20 nëntor.

Sipas medive italiane, “biznesi” sillte 15 milionë euro fitime në vit.

Në krye të grupit kriminal ishte një burrë nga Quartu Sant’Elena që menaxhonte marrëdhëniet me Spanjën për importin e hashashit dhe me Shqipërinë për kokainë.

I njëjti person, sipas hetuesve, ka koordinuar dy grupe të tjera kriminale, një që vepronte në Quartu dhe merrej me trafik droge në zonën e Cagliarit dhe një në Sassari.

Gjatë hetimeve, të cilat kanë zgjatur disa muaj, janë sekuestruar sasi të mëdha droge.

Operacioni, nisur nga rrjeti i njohjeve mes anëtarëve, u quajt “Familja dhe Miqtë”.

Mediet italiane nuk kanë dhënë ende detaje për personat e arrestuar./albeu.com