Vijon të digjet fabrika e tullave në Maminas e cila u përfshi nga flakët paraditen e sotme.
Re të zeza tymi janë përhapur gjithandej pranë autostradës.
Ndërkohë bëhet me dije se të gjithë punëtorët janë evakuuar dhe zjarrëfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve.
Raportohet se një saldator ka mbetur i lënduar, 57-vjeçari Besnik Bojaku. Fillimisht ka marrë zjarr depozita e gazit dhe me pas edhe ambientet e tjera. Behet fjale për një investim që do fillonte aktivitetin sot me një vlerë 2 milion euro.
“Në vijim të informacionit të dhënë mbi zjarrin e rënë në fabrikën e re të tullave në Maminas, Shijak është lënduar nga zjarri, shtetasi B.B., 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com