Evis Kushi: Reforma e Arsimit të Lartë nuk ka dhënë rezultatin që prisnim

Ministrja e Arsimit Evis Kush ka pranuar gjatë fjalës së saj në Kuvend se Reforma në Arsimin e Lartë nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

Ministrja tha se, do të rritet cilësia e bashkëpunimit me universitetet enuropiane në mënyrë që të rinjte të mos largohen nga vendi pas përfundimit të studimeve.

Gjithashtu tha se do të nxitet hapja e filialeve të universiteteve më të mira në Shqipëri

“Në krahasim me reformat e suksesshme të deritanishme jemi të ndërgjegjshëm se reforma në arsimin e lartë nuk na i ka dhënë akoma të gjitha rezultatet siç priteshin. Ka shumë studentë shqiptarë që pasi mbarojnë shkollën e mesme detyrohen të shkojnë në universitete evropiane. Për këtë arsye ne kemi vendosur që një nga mekanizmat që do përdorim për të rritur cilësinë është bashkëpunimi i ngushtë me universitetet evropiane.

Do të nxisim edhe hapjen e filialeve të universiteteve më të mira në Shqipëri. Rasti më konkret është universiteti teknik i Stambollit. Bashkëpunimet nuk do jenë në kuadrin e programeve të përbashkëta, por në të gjitha aspektet e jetës akademike. Dua të theksoj edhe ngritjen e bordit të ri të akreditimit, në të cilën kemi përfshirë profesorë shqiptarë dhe të huaj që punojnë në universitetet më të mira,” deklaroi Kushi./albeu.com


Shtuar 16.09.2021 13:54