Evakuimi i civilëve ukrainas që nuk ndodhi kurrë

Një armëpushim i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës, për të lejuar civilët të evakuojnë dy qytete juglindore të Ukrainës, ka dështuar, vetëm disa orë pasi u njoftua.

Qyteti kryesor port i Mariupolit dhe qyteti më i vogël i Volnovakha janë nën granatime jashtëzakonisht të rënda për disa ditë.

Por e shtuna filloi me një notë më pozitive, me njoftimin se civilët do të lejoheshin të largoheshin përgjatë rrugëve të dakorduara midis orëve 09:00 – 16:00 me kohën lokale (07:00 – 14:00 GMT). Një armëpushim duhej të ishte në fuqi në të njëjtën kohë.

Megjithatë, jo shumë kohë pasi filloi, pala ukrainase akuzoi trupat ruse se kanë përfituar nga armëpushimi për të avancuar pozicionet e tyre.

Pastaj morëm raporte për luftime rreth qytetit të Orikhiv, i cili është në rrugën e daljes nga Mariupol.

Më pas, u dëgjua nga nënkryetari i bashkisë së Mariupolit dhe nga një banor në qytet se forcat ruse ende po bombardonin zonën.

Në fund, këshilli i qytetit të Mariupolit njoftoi se evakuimi i civilëve ishte shtyrë sepse siguria e tyre nuk mund të garantohej më.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se armëpushimi u prish kur “nacionalistët” ukrainas qëlluan mbi trupat e saj.


Shtuar 5.03.2022 14:13