Një megaoperacion i koduar “Eureka” i cili u zhvillua në 8 vende të BE-së dhe godit “Ndraghetën” çoi në arrestimin e 108 personave.
Është padyshim operacioni më i madh i kryer ndonjëherë kundër mafies kalabreze në Evropë”.
Gjashtë tonë kokainë u zhvendosën midis majit 2020 dhe janarit 2022 nga bandat “Ndrangheta” të goditura mëngjesin e sotëm nga operacioni “Eureka”, tre prej të cilave u sekuestruan nga hetuesit.
Hetimi nisi në qershor 2019, falë lidhjes mes karabinierëve dhe policisë federale belge që po hetonin disa subjekte që besohej se ishin pranë bandës Nirta di San Luca aktive në Genk. Fillimisht, ajo ishte e orientuar drejt disa anëtarëve të familjes Strangio, të quajtur “Fracascia”, që i atribuohen klanit Nirta. Gradualisht ato u shtrinë në familje të ndryshme të zonës së Lokridit, duke përfshirë edhe restorantin Bianco. Paratë e trafikut të drogës pastroheshin në sektorin e restoranteve, turizmit dhe pasurive të paluajtshme.
Sipas hetuesve një nga bandat furnizohej me kokainë nga Amerika e Jugit nga shqiptari Denis Matoshi (Eldi Dizdari) i cili aktualisht është në arrati në Dubai.
Grupet e trafikut të kokainës do të pastronin rreth 22.3 mln euro, të gjitha këto të ardhura nga krimi.
Milionat euro të ‘Ndrangheta-s do të ripërdoreshin pjesërisht për blerjen e makinave dhe mallrave luksoze, si dhe do të përdoreshin për të filluar dhe financuar aktivitete tregtare në Francë, Portugali dhe Gjermani.
Kush është Eldi Dizdari, kushëriri i Arbër Çekaj dhe lidhja me vrasjen në ish- Bllok
Eldi Dizdari është personi që ka pasur një konflikt të fortë me Ervin Matën në mbrëmjen e 4 tetorit, para lokalit “Monopol” të Redi Popeskut, rreth gjysëm ore para se të ndodhte përplasja me armë brenda këtij lokali.
Eldi Dizdari njihet dhe me emrin Denis Matoshi dhe njihet si kushëri i afërt me Arbër Çekaj, pronarin e kompanisë së bananeve të arrestuar në Gjermani për trafikun e 613 kg kokainë që u sekuestrua në Durrës. Sipas burimeve të prokurorisë Mata dhe Dizdari janë konfliktuar me njëri-tjetrin në rrugë, pikërisht përpara lokalit “Monopol”. Dyshimet janë se Mata dhe Dizdari janë konfliktuar për çështjen e një borxhi financiar, borxh i cili nuk ishte shlyer nga Ervin Mata.
Në këtë konflikt është përpjekur të hyjë dhe komandoja Merviol Bilo, por nga pamjet filmike ka rezultuar se Bilo largohet nga Mata dhe më pas Eldi Dizdari së bashku me personat e tjerë që ishin me të janë larguar. Makina e tyre është ndjekur në këmbë nga Mata dhe grupi i tij deri tek zona e “Sky Taëer”, por nuk kanë mundur më ta shikojnë dhe janë rikthyer sërisht pas, duke u futur në lokal “Monopol”. Ndërkohë Dizdari nuk ka qënë fizikisht në lokalin “Monopol”, aty ku ndodhi dhe përleshja fizike me armë, pasi është larguar në drejtim të pacaktuar ende. Pamjet filmike të disa bizneseve sipas prokurorisë kanë zbuluar se Dizdari ka qënë personi i parë ai që është konfliktuar me Ervin Mata dhe më pas është larguar./Albeu.com.