Është krim! Rama i cakton dy detyra Policisë

Kryeministri Edi Rama i caktoi sot dy objektiva Policisë së Shtetit; Parametrat e policisë Rrugore dhe pacënueshmërinë e territorit të vendit. Rama tha se policia është selektive dhe e përfshirë në korrupsion duke lejuar ndërtimet pa leje. Rama tha se “policia kthen sytë nga ana tjetër”.

“Është shumë pozitive që këta individë të ekspozohen dhe marrin atë që meritojnë por është shumë domethënëse që të kuptojmë nga çfarë duhet të mbrojmë dhe parandalojmë të hyjë në trupin e Policisë së Shtetit. Nuk e di në cilin vit kemi hyrë tani, por me një llogari të thjeshtë. Problem i madh i gjithë policisë. Ne e kemi kemi njehsuar misionin me Policinë e Shtetit në të gjithë aspektet e cënimit të pronës publike dhe mjedisit. Për cilat arsye në botë ne duhet të kemi ende shfaqje të ndërtimeve pa leje? Korruptimi i Policisë së Shtetit, asnjë arsye tjetër nuk ka.

Bashkëpunim me krimin. Ndërsa ne në Kuvend kemi kaluar një tjetër paketë për abuzimet. Qytetarët shqiptarë nuk kanë pse paguajnë asnjë cent, jo miliona për ato kosto. Parametrat e Policisë Rrugore dhe garantimi i pacënueshmërisë së territorit duhet të jenë prioritet për çdo drejtues të Policisë. Janë çuar për ndjekje penale fshatarë në zona të humbura për një avlli, gardh apo mur dhe ndërkohë janë toleruar veprimtari kriminale në zonat turistike e të mbrojtura.

Është e turpshme, e frikshme dhe e pagëlltitshme që strukturat të shpenzojnë energji për të futur në telashe fshatarë që rregullojnë avlli, ndërsa para syve të tyre dhe me pjesëmarrjen e tyre në korrupsion hidhet beton në pjesët më të bukura të trupit të vendit tonë. Ndërtohet në vijën e verdhë, çfarë bën policia? Kthen sytë nga ana tjetër. Është krim. Kjo nuk ka emër tjetër dhe kur nuk i vëmë emër gjërave është problem, emri është veçse korrupsion, bakshish, neveri, poshtërsi.”-tha Rama.

Shtuar 8.07.2021 10:42