“Është djalë i rregullt”, flasin të afërmit e 20 vjeçarit që akuzohet se la shtatzënë 40 vjeçaren me probleme mendore

Një 20-vjeçar akuzohet se ka përdhunuar një 40-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, e cila rezulton se është 6 muajshe shtatzënë.

Familja e 40-vjeçares thotë se kanë deklaruar gjithçka në polici. Ndërsa Bilbil Karuni, kushëriri i 20-vjecarit Klavio Karuni ka folur për ngjarjen e rëndë duke thënë:

“E ka arrestuar mbrëmë policia. Askush nga familjarët nuk kanë mundur ta takojnë. I kanë caktuar një avokat. Jam i bindur që nuk e ka përdhunuar kushëriri im. 43 vjeçarja është me probleme mendore, nuk janë të besueshme deklaratat e saj. Ishte djalë i rregullt dhe jetonte vetëm me të ëmën në kushte shumë të vështira. U martua 2 muaj më parë. Policia e ka arrestuar pa prova. Nuk është bërë analiza e ADN që të vërtetojë atësinë.”

Ndërsa fqinji i familjes së 43-vjeçares ka thënë se gjithçka e mësuan nga mediat. “Ajo jeton me dajën dhe hallën sepse prindërit i kanë vdekur. Familjet kishin hyrje dalje. Nuk dallohej që ishte shtatzënë”, tha fqinji.

 


Shtuar 27.03.2021 10:37