E ka fshehur shumë mirë, Eni Vasili shtatzënë për herë të parë

Prej më shumë se 20 vitesh, moderatorja Eni Vasili është pjesë e ekranit shqiptar, por ka ditur mjaft mirë të mbaj hermetike jetën e saj private.

Por së fundmi është zbuluar se Eni Vasili është në pritje të ëmbël, duke i dhënë dashurisë së saj disa vjeçare me inxhinierin nga Londra një tjetër frymë, shkruan Panorama Plus.

Megjithëse e kemi çdo javë në ekran, askush nuk e ka vënë re barkun e saj të rrumbullakosur dhe nuk ju vëmë faj, fundja të gjitha daljet e saj në ekran na lejojnë ta shohim pak, e të mbuluar nga një tavolinë e madhe ku pret të ftuarit politikë. Mësohet se moderatorja është në pritje të binjakeve, vajza.

Bashkëshorti i Eni Vasilit quhet Armand, inxhinieri që  la Londrën për të jetuar këtu me Enin, pasi ajo nuk donte të hiqte dorë nga gazetaria e të linte Shqipërinë. Tanimë ata kanë vendosur të zgjerojnë familjen e tyre të vogël.

Shtuar 27.03.2021 10:03