Erdogan nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, nënshkroi të martën në mbrëmje protokollin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, pas ratifikimit të projektligjit përkatës nga Kuvendi Kombëtar.

Kjo do të thotë se është hequr pengesa e fundit e Ankarasë për pranimin e Suedisë, një proces që filloi në maj 2022 me aplikimin e Stokholmit. Të martën protokolli u miratua nga Asambleja Kombëtare e Turqisë.

Ky vendim është pikënisja për pazarin tjetër të madh për Turqinë.

Turqia pret miratimin nga  Kongresi  i SHBA për shitjen e 40  F-16  dhe 80 kompleteve për të përmirësuar F-16-ët e vjetër të aviacionit ushtarak turk.

Nga ana tjetër, Hungaria do të vendosë gurin e fundit në anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Kryeministri hungarez Viktor Orbán njoftoi se vendi i tij mbështet anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Parlamenti hungarez, i cili aktualisht është i mbyllur, do të debatojë dhe vendosë për anëtarësimin e Suedisë në NATO pas hapjes së tij në shkurt.

Pas vendimit, nuk do të ketë asnjë pengesë për anëtarësimin e Suedisë në NATO./albeu.com


Shtuar 25.01.2024 20:50

Tags: , ,