“Epoka e Rejas dhe Sylvinhos” dhe “pengu” për Gjimshitin, De Biasi i thotë të gjitha

Gianni De Biasi ka komentuar arritjen e ëndrrës europiane për herë të dytë të djemve kuqezi. Në një intervistë për “Euronews Albania” ish-trajneri i Kombëtares shqiptare është shprehur se që nga viti 2016 deri më sot, kanë kaluar 7 vite dhe secili prej futbollistëve kanë fituar më tepër eksperiencë.

Gjithashtu, ai ka treguar ndër të tjera se i vjen keq që nuk e përfshiu Berat Gjimshitin në listën e Kombëtares së vitit 2016.

“Nga 2016 deri sot kanë kaluar 7 vjet, secili lojtar ka marrë shumë eksperiencë. Isha unë që e sinjalizova të shkonte te Atalanta. Më vjen keq që e lashë jashtë në 2016, por nuk kishte luajtur shumë. Miku im që ishte drejtor i Atalantës, tha nëse nuk e vendosni në lojë si do ta merrni. Por pati debat në europian. U përpoqa të merrja ata që ishin më mirë dhe kishin luajtur më shumë në ndeshjet më përpara.

Duhet të kemi parasysh se Gjimshiti sot ka 29 vjeç, atëherë ishte vetëm 22. Djalë i ri me eksperiencë. Në Itali kishte shkuar si fillestar. Sot është lojtar i afirmuar që ka treguar cilësitë e tij. Ta krahasosh me 7 vite më parë është diçka komplet tjetër”, u shpreh De Biasi.

Ndër të tjera, Gianni De Biasi komentoi dhe thashethemet që po qarkullojnë së fundmi nëpër media, se tekniku italian do të marrë në dorë Kombëtaren e Kosovës. Ai u shpreh se është i hapur duke thënë se kanë numrin e tij dhe do të jetë i nderuar po të bëjë të njëjtat gjëra si me Shqipërinë.

“Duke qenë se Presidenti i Federatës e di numrin tim të telefonit sepse në të kaluarën kemi kontaktuar shpesh, do isha i nderuar të bëja të njëjtat gjëra si me Shqipërinë. Kosova ka shumë cilësi dhe besoj janë kushtet për të punuar mirë. Gjithçka varet dhe nga fakti i përbërjes së grupit. Duhet ngritja e një grupi kompakt, arritja e objektivave është e mundur”, u shpreh De Biasi, duke theksuar më tej se deri tani nuk ka pasur kontakt me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë kësaj interviste, ish-trajneri i Kombëtares u ndal te “Epoka e Edy Rejas” si dhe te ajo e “Sylvinhos”.

Pjesë nga intervista:

Çfarë bëri Silvinho që nuk e bëri Reja?

Është e vështirë për t’u vlerësuar. Nuk kam parë si kanë punuar Sylvinho apo Reja, s kam qenë i pranishëm. Është e vështirë të them pse Reja nuk ia doli dhe Sylvinho po. Shqipëria mund të ketë shanse për të kaluar grupin, shpresoj në 2 dhjetor të mbahet short pozitiv. Shqipëria ka luajtur në grupe të vështira me Serbinë, Italinë dhe Spanjën. Ia uroj me gjithë zemër të kalojë fazën e grupeve.

Mendoni ju se Kombëtarja i ka kapacitetet?

Në teori mund të përballet me Italinë dhe kjo do ishte sfidë e vështirë. Nëse ka fatin e keq të përballet me skuadër si Franca apo Anglia, do e ketë të vështirë. Përsëris se para se të mbyllet Europiani, gjithçka që do të bëjë do të jetë sukses. Shqipëria ka lojtarët kryesorë, ka grup djemsh që merren vesh mirë. Kemi Armand Dukën që është zëvendës i UEFA-s.

Unë Brojën e njoh në fushë, jo si person. Kur formon grupin, duhet të bësh grup që të luash futboll po dhe të mendosh. Të bësh skuadrën. Lojtarë që nuk luajnë dhe rrijnë në stol, nuk është ambienti i duhur. Për të gjithë vjen një moment kur mund të japin kontributin e tyre. Kjo është rruga që duhet ndjekur për skuadër të fortë.


Shtuar 27.11.2023 12:54