Buja e Ronela Hajatit në Eurovision duket se s’ka të ndalur. Kanë qenë të shumtë personazhet public që e kanë komentuar performancën shpërthyese të këngëtares, ku një pjesë e mbështet dhe duartroket e pjesa tjetër e quan Turp.
Këtyre të fundit u është bashkuar edhe ish-deputeti socialist Dritan Bici.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Bici u drejtohet dy këngëtareve Hajati dhe Enca. Veç të tjerash, ai i rikthehet edhe nostalgjisë për vitet e komunizmit.
“Pse ti Enca e di veten artiste? Ju dilni ne skene apo ca klipe sa per te ekspozuar trupin tuaj,pastaj jeni ne pritje te pazarit. Pastaj me leket qe beni me shitjen e trupit ndertoni marketingun elektronik”.
“Dilni e beni klipe ekstravagante.Artistet e vertete po vdesin ne mjerim, ashtu si kane vdekur piktoret e medhenj, muzikantet e famshem. Te pakten ne qe kemi jetuar edhe vitet e pushtetit komunist e kemi perjetuar edhe artin e vertete”.
“Aktore, muzikante, piktore, skulptore, kengetare, dirigjente apo valltare te vertete ka pasur shume ajo kohe dhe qe sot jane pjese e pasurise kombetare te kultures, por fatkeqesisht po ikin ne mjerim material”.
“Ju Enca e Ronela jetoni në bollëk material, por në boshllëk shpirtëror”, shkruan ish-deputeti i partisë më të madhe në vend.
Si ju duket ky postim i tij kaq i drejtpërdrejtë?