Këngëtarja e njohur Vesa Luma feston ditëlindjen. Me anë të një postimi në Instagram, këngëtarja ka bërë me dije se mbush 36 vjeç. “Autori ka dasht me thonë: Jam 36 sot”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos provokuese që ka publikuar.
Të lidhura
None found
View this post on Instagram
Kujtojmë që këngëtarja është shpërngulur prej shumë vitesh në Zelandën e Re, bashkë me bashkëshortin, Big Basta dhe djalin e tyre të vogël. Këngëtarja erdhi në Kosovë dhe Shqipëri pak muaj më parë pas një periudhe të gjatë për shkak të pandemisë.
Duhet pranuar se Vesa i ka munguar tregut të muzikës prej kohësh tashmë, kjo prej largimit të saj dhe kengetarja perballet vazhdimisht me fansa qe i kerkojne rikthimin.


