EMRI/ Vettingu konfirmoi se ishte “sigurims”, kush është drejtori i ri i Policisë në Elbasan

Ditën e sotme Policia e Shtetit ka bërë një reformim të saj në pothuesje të gjithë qarqet e vendit, përveç Tiranës dhe Gjirokastrës.

Një ndër emrat më të njohur, është zyrtari i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka i cili u lirua nga detyra vetëm 4 ditë më parë si drejtor i Departamentit për Sigurinë publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit bën me dije se Loka është caktuar Drejtor i Drejtorisë vendorë në Elbasan, një ndër qarqet me problematike në vend.

Loka e mbante këtë postin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit që prej viti 2018, ndërsa më herët ka mbajtur detyra tjera të rëndësishme në radhët e Policisë së Shtetit, si shef i Komisariatit nr. 1 në Tiranë, Lezhë, Shkodër e Vlorë.

Gjovalin Loka u emërua drejtor në polici, me vendim të Ardi Veliut, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, në vitin 2018.

Drejtori i lartë i Policisë së Shtetit kaloi vetingun në Polici, pavarësisht se Komisioni i Vlerësimit të vetingut zbuloi se Loka, ka qenë operativ i sigurimit të shtetit gjatë diktaturës komuniste.

Rikujtojmë se ky reformim i policisë së Shtetit vjen pas disa vrasjeve mafioze, aksidenteve tragjike dhe masakrës së Velipojës, ku vetë kryeministri Rama paralajmëroi këto lëvizje të rëndësishme. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 5.07.2021 10:14