EMRI/ U rrëzua nga shkallët e hotelit, biznesmeni nga Saranda “thyen” qafën

Një aksident ka ndodhur në Sarandë ku një biznesmen i njohur në këtë zonë është rrëzuar duke pësuar dëmtime të mëdha.

Shtetasi në fjalë është biznesmeni Pëllumb Keqin, 47 vjeç, i cili është rrëzuar nga shkallët dhe për pasojë ka pësuar trauma, kryesisht në qafë.

Ai ka marrë fillimisht ndihmë në spitalin e Sarandës dhe më pas është transportuar drejt Tiranës me anë të një helikopteri.

Keqi tashmë po merr trajtim mjekësor në spitalin e Traumës në kryeqytet. /albeu.com/

 


Shtuar 26.05.2021 16:05