Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në zonën e Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”, ku po kërkohen eksponentë të krimit të organizuar të përfshirë në grabitje dhe shitje të drogës në kryeqytetin helen.
Protagonist i këtij aksioni është bërë një 30-vjeçar shqiptar, i cili gjatë tentativës së arratisjes është konfliktuar fizikisht me një efektive të policisë, në momentin kur kjo e fundit po largohej drejt makinës private pasi nuk ndihej mirë.
Shqiptari sipas mediave greke e ka plagosur me kaçavidë efektiven greke, ndërsa kjo e fundit për t’u vetëmbrojtur e ka qëlluar në këmbë me armë.
Shqiptari, i identifikuar si shtetasi me inicialet Esmin Ferhati është transportuar në spital nën masa të rrepta sigurie dhe mësohet se ka marrë pjesë në të paktën katër grabitje të mëdha në Athinë.
Ndërkohë, operacioni i policisë është duke u zhvilluar në godinën ku ndodhet rezidenca studentore e, ndërsa në pamjet e publikuara shihet trotuari i larë me gjak nga incidenti me 30-vjeçarin, por edhe dyer të thyera dhe krevata të kthyera përmbys nga forcat e ELAS brenda korpusit.
Siç shihet, policia e armatosur ka kontrolluar çdo dhomë për të gjetur personat e përfshirë në veprimtari kriminale .
Sipas informacioneve, 30-vjeçari Ferhati, ka banuar në vendngjarje dhe ka tentuar t’i shpëtojë hetimeve të policisë, ndërsa menjëherë pas incidentit të shënuar me të janë arrestuar edhe 9 persona të tjerë.