Trajneri i Kombëtares shqiptare U-15, Genti Mahmuti, ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore që kuqezinjtë do të luajnë përballë Maqedonisë së Veriut U-15.
Testi i parë është planifikuar për më 22 qershor, në ora 18:00, në aneksi i stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Ndërkohë, sfida e dytë do të zhvillohet më 24 qershor, në ora 11:00, në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër.
Të lidhura
None found
Në këtë grumbullim janë përfshirë lojtarë që aktivizohen në akademi dhe klube të njohura europiane si Düsseldorf, Pontedera, Wolverhampton, Fiorentina, Sevilla, Atalanta dhe BK Häcken. Po ashtu, pjesë e skuadrës janë edhe talentet që luajnë në Shqipëri, kryesisht në akademinë e FSHF-së, Elite Youth Development.
Lista e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Valerio Alijaj, Besardo Ndoj
Mbrojtës: Elez Elqeni, Denian Avdylaj, Dejvis Mesiti, Noseld Bahushi, Romeo Hazizaj, Alesio Gjomarkaj
Mesfushorë: Redjon Margjeka, Elio Tavani, Enea Cela, Kledi Dida, Matias Mehmeti, Gean Ramadani, Elio Mera, Enea Taci
Sulmues: Santjago Perkola, Endi Peculi, Adrian Sina, Samuel Prendi, Albion Qorraj
Dy përballjet me Maqedoninë e Veriut do t’i japin stafit teknik mundësinë të ndjekë nga afër futbollistët e kësaj grupmoshe dhe të vijojë punën për ndërtimin e ekipit kombëtar. Këto ndeshje do t’u shërbejnë gjithashtu talenteve të spikatura brenda dhe jashtë vendit për të marrë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.
