EMRI/ Tragjedi! Makina përplas për vdekje shqiptarin në Itali, baba i tre fëmijëve (FOTO LAJM)

Një ngjarje e rëndë është shënuar të shtunën në Itali. Rreth orës 15:00, në Viale Giulio Cesare në Novara ka ndodhur një aksident me vdekje, ku për pasojë ka humbur jetën 57-vjeçari me origjinë shqiptare.

Mësohet se viktima, Ndriçim Binjaku, baba i tre fëmijëve, është përplasur nga një BMW.

Përplasja ka qenë shumë e rëndë, aq sa trupi i viktimës është hedhur disa metra tutje nga mjeti që drejtohej nga një 49-vjeçar me banim në Treceta.

Nga hetimet paraprake, nuk është konstatuar asnjë shenjë frenimi në asfalt, ndërsa drejtuesi i mjetit iu nënshtrua testeve të alkoolit dhe drogës./albeu.com


Shtuar 9.10.2022 13:10