EMRI/ Shqiptari kthen në parcelë “bari” ambientet e ish-Gjykatës (FOTO LAJM)

Një 20-vjeçar shqiptar ka kthyer në parcelë kanabisi një zonë të braktisur brenda një gjykate të magjistraturës, në Angli.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Ilidion Brahaj, doli në Gjykatën Chester Croën të mërkurën ku u deklarua fajtor për akuzën e prodhimit të drogës së klasit B.

Akuza vjen pas zbulimit të parcelës me më shumë se 1,000 bimë brenda ish Gjykatës së Magjistraturës Halton në Northëay në Runcorn, dhe që përfshin një periudhë midis 1 shtatorit deri në 26 nëntor 2021.

Gjykata e Magjistraturës Halton u mbyll nga Ministria e Drejtësisë më 13 janar 2017, si pjesë e një ristrukturimi për uljen e kostove që pritej të kursente 350,000 £ në vit. Ajo ka mbetur bosh që nga ajo kohë.