Në orët e para të mëngjesit të sotëm në Athinë, një shtetas ahqiptar është plagosur me armë zjarri, ku sipas policisë, i plagosur ka mbetur 34-vjeçari Renis Fajzolli.
Ngjarja ndodhi në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos, teksa i riu ndodhej në një park, ku do të takonte një person të panjohur për autoritetet.
Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli, i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonin me ambulancë në zonë.
Ai u tha mjekëve se u qëllua me pistoletë dhe se nuk i njihte autorët.
Fejzolli u dërgua në spital, ku edhe iu nënshtrua operacionit për heqjen e plumbave.
Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë. Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm, ndërsa makina e markës Smart të shqiptarit do t’i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.
Zona në të cilën ndodhi ngjarja është ‘arenë’ përballjes mes bandave të lokaleve të natës në Athinë.
Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave.