Plagosja e shqiptarit në Greqi, del fotoja e 34-vjeçarit

I riu që shihni në foto, është 34-vjeçari shqiptar, që mbeti i plagosur në një atentat me armë zjarri në Athinë.
Ngjarja ndodhi pak para orës 04:00 të mëngjesit të 2 shkurtit, në një park në zonën e Botanikos.

Bëhet fjalë për Renis Fajzollin, i cili mori tre plumba në bark, ndërsa i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Mediat greke, raportojnë se autorët kanë qenë në një mjet, dhe i janë afruar 34-vjeçarit dhe e kanë qëlluar tre herë.

Shqiptari rezulton me precedent penal, pasi në vitin 2019 është arrestuar për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.


Shtuar 2.02.2024 11:13