EMRI/ Pamjet e aksidentit të rëndë në aksin Qafë Thanë-Librazhd ku humbi jetën një person (FOTO LAJM)

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur pak më parë në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd.

Nga aksidenti mbeti i vdekur një person, shoferi i furgonit, i quajtur Qani Beqo.

Gjithashtu mbetën të lënduar katër persona të tjerë, të cilët u transportuan drejt spitalit rajonal për ndihmën e parë.

Fatmirësisht të lënduarit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./albeu.com/

 


Shtuar 31.10.2021 16:25